Transmetuar më 01-01-2024, 14:00

Tiranë, 1 Janar 2024 / noa.al- Lidhur me ngjarjen e ndodhur pak më parë, në afërsi të xhamisë "Xhura", shërbimet e Policisë pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Ai është shtetasi Saimir Xhafa, i ditëlindjes 04.01.1988, banues në Tiranë, noa.al. Për kapjen e tij policia po ofron pesë mijë euro ndaj cilitdo që jep informacione që çojnë në kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi sot në afërsi të xhamisë "Xhura". Agim Jazaj është personi i plagosur.

Policia tha zyrtarisht se dyshohet që shtetasi Saimir Xhafa, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agim Jazaj, rreth 51 vjeç.

Për shkaqe ende të paqarta, Xhafa ka hapur zjarr ndaj 51 vjeçarit Agim Jazaj kur ky i fundit po qëndronte pranë xhamisë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje.

Ajo ka vendosur shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Saimir Xhafa

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

https://noa.al/lajmi/2024/01/2418243.html

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd