Transmetuar më 28-12-2023, 22:51

ITALI- Në kohën e pagesave online edhe traditat e lashta rrezikojnë të zëvendësohen. Turistët shihen duke përdorur kartën e tyre të kreditit në vend të monedhës klasike që hidhet në shatërvanin e Trevit në Itali.

Tani për tani ishte thjesht një shaka e organizuar nga një grup turistësh amerikanë që e kanë postuar në në rrjetet e tyre sociale, por kush e di, ndoshta në të ardhmen dikush do të shpikë një aplikacion që mundet të zevendësojë traditën e lashtë me teknologjinë e zhvilluar.

Rreth një milionë euro në vit është shuma që mblidhet nga monedhat që hidhen në shatërvanin Trevi. Kjo shumë parash menaxhohet nga Kisha katolike dhe sshkon për bamirësi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd