Transmetuar më 26-12-2023, 10:50

Tragjedi rrugore në Malin e Zi, ku tre të rinj shqiptarë dhe një vendas humbën jetën në një aksident fatal, raporton noa.al.

Ngjarja ndodhi në Barane, qyteti i Brezojevicës në afërsi të Plavës, natën duke gdhirë dita e sotme.

Viktimat janë Mirza Mekuli, E. Haxhaj, 26 vjeç bashkë me gruan e tij, M. Haxhaj, 20 vjeçe dhe N.Cirkoviq, shtetas malazez, 26 vjeç.

Tre nga viktimat humbën jetën në vendngjarje ndërsa Mirza Mekuli, u plagos rëndë dhe vdiq në spital disa orë më vonë për shkak të plagëve fatale.

Aksidenti ndodhi kur dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Kryetari i Komunës së Plavës Nihad Canovic shpalli tri ditë zie pas tragjedisë së mbrëmshme në këtë qytet ku katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd