Transmetuar më 26-12-2023, 08:57

Në foto janë pamjet se çfarë ka mbetur nga zjarri që përfshiu qendrën tregtare në Lushnje.

Riaktivizimi i zjarrit në orët e mbrëmjes bëri që të digjet krejtësisht kati i katërt.

Gjatë gjithë natës zjarrfikësit kanë punuar për të vënë nën kontroll zjarrin.

Në mëngjes zjarri është fikur.

Banorët e pallatit kanë kërkuar që të shohin se çfarë ka ndodhur me banesat e tyre, por nuk janë lejuar nga policia.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit të zjarrit.