Transmetuar më 25-12-2023, 18:19

Motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit, Ilda Gjoni, ka ndërruar jetë.

Nëna e aktores Anna Lika ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Lajmin e trishtë e ka publikuar në Istagram menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika.

“Ahh moj Ilda Gjoni mke keput shpirtin me ke merzit shum, po ti ke qen gjithmon pozitive e dashur e gjendur, njeri me zemer te madhe dhe nuk e mendoja kur qe njerzit e mire te dashur zoti i deshte prane vetes, nuk kam fjale te pershkruaj dhimbjen dhe merzin per ty Ilda nuk doja kure qe keto fjale ti shkruaj per ty sepse nuk ka fjale ti do ngelesh gjithmone ne zemrat tona dhe do ngelesh gjithmon shembulli si nje mami dhe nje teze perfekte do na mungosh Ilda qofsh e xhenetit Lamtumur nga kjo bote te duam shume do na mungosh”, shkruan ai.

Ende nuk ka një reagim nga familjarët e të ndjerës dhe nuk dihet arsyeja e ndarjes së parakohshme nga jeta të Gjonit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd