
Përfaqësuesit opozitarë serbë po tentojnë të hyjnë në Kuvendin serb në Beograd
Dyert e Kuvendit janë të mbyllura, ndërkaq policia gjendet brenda objektit, pasi para ndërtesës gjenden mijëra qytetarë së cilët po kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në Serbi.
Dera e Kuvendit të Serbisë është thyer dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Në hyrjen kryesore të Kuvendit, një zyrtar policor u tha protestuesve se “hyrja me forcë është vepër penale”.
Protestuesit kanë thyer xhamat që gjenden në dyert e Kuvendit, por edhe dritaret.
Pas incidenteve para Kuvendit serb, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë tha se autoritetet nuk do të lejojnë që protestuesit të shkatërrojnë vendin.
🇷🇸 Serbian pro-opposition protestors tried to storm the Belgrade City Hall.
President Vucic held a press conference stating: "There is no revolution going on. There are 1,840 people protesting. We will arrest those who resort to violence". pic.twitter.com/F7dgVQjqbi
— kos_data (@kos_data) December 24, 2023
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd