Transmetuar më 17-12-2023, 11:27
TIRANË- Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Maminasit.
Siç shihet edhe në video një makinë përfunduar në cep të rrugës.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo se cili ishte shkaku i aksidentit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd