Transmetuar më 12-12-2023, 10:30

Info: Duke nisur nga sit te rubrika Horoskopi do të gjeni dhe parashikimet analitike për çdo shenjë për 2024 nga Paolo Fox. I gjeni këtu

2024, është një vit "me Jupiterin në Dem dhe Saturnin në Peshq". Çfarë do të thotë? Bëhet fjalë për planetë "që kalojnë në shenja konservatore dhe konsolidojnë tendencën për të rivlerësuar traditat dhe rregullat", thotë Paolo Fox.

Pa përfunduar në një lexim evaziv, çfarë nënkuptohet me traditë?

Nga pikëpamja e dashurisë, thotë Fox, "në pjesën e parë të vitit Jupiteri tek Demi përfaqëson çiftin më tradicional, ndërsa nga qershori, Jupiteri te Binjakët favorizon një mentalitet më të hapur. Në përgjithësi, për dashurinë, 2024 është një vit i dominuar nga një farë rigoroziteti”

Përgatiti noa.al

Tashmë ka mbetur edhe pak më pak se një muaj e gjysmë deri në fund të këtij viti 2023 dhe tashmë është koha për t’i hedhur një sy parashikimeve astrologjike për vitin e ri 2024.

Dashamirësit e yjeve tashmë janë të emocionuar dhe të paduruar të dinë se çfarë i pret nga janari e në vazhdim, kështu që le t’i hedhim një sy optikës paraparëse të horoskopit të Paolo Fox -it, shenjë pas shenje, një përkthim ekskluziv nga noa.al, marrë nga libri që Fox nxori në libraritë italiane për vitin 2024.

Astrologu thotë se do të jetë një vit me Jupiterin në shenjën Demi dhe Saturnin në Peshqit. Bëhet fjalë për planetë që kalojnë në shenja konservatore dhe konsolidojnë tendencën për të rivlerësuar traditat dhe rregullat.

"Parashikimet e mia, janë këto, por unë kurrë nuk do të them të bësh diçka ose jo: astrologjia tregon një orientim, por është personi që duhet të zgjedhë se si të veprojë”, thekson Fox në librin e tij astrologjik për 2024.

Astrologu parashikon se ndër shenjat më me fat do të jenë Peshqit gjatë 2024. Në veçanti në gjashtë muajt e parë të vitit pritet të jetë Demi.

Duke u ndalur te biznesi dhe paratë, rruga është e shtruar për Bricjapin “sidomos në maj”, ndërsa Gaforrja “pritet të jetë shumë mirë në aspektin e punës gjatë gjithë vitit”.

Vera do të jetë periudha e artë e Luanit.

Sipas leximit të yjeve që bën Fox, 2024 do të jetë një vit me fat për Ujorin, veçanërisht nga fundi i majit "si në ndjenja ashtu edhe në punë".

Ndërsa duke u ndalur në parashikimet për Akrepin, Fox thotë në librin e tij se të lindurit e kësaj shenje, fillimisht do të përballen me kundërshtimin e Jupiterit, por nga vera "do të përjetojnë një rigjallërim". Pjesa e dytë e vitit është me fat edhe për Peshoren.

Ndër shenjat e tjera, dallohen Shigjetari dhe Binjakët, të cilët janë “në kërkim të një ndryshimi pozitiv” në 2024 dhe “do të çlirohen nga një barrë” e vitit 2023.

Dashi

Për ju, viti do të fillojë me një prekje shumë të rëndësishme, do të ketë një ndjenjë të madhe besimi dhe viti do të jetë më i mirë se ky aktual, i cili në çdo rast nuk shkoi shumë keq.

Demi

Ka emocione të mëdha sepse Plutoni do të kalojë në shenjën e Ujorit, duke shpallur kështu një vit të shkëlqyer nga këndvështrime të ndryshme.

Binjakët

Pamje e largët për këtë shenjë të zodiakut. Ajo që dua t’ju këshilloj është të mos nxitoheni sepse në çdo rast në punë nuk do të jetë e mundur të keni gjithçka menjëherë, ndaj do të ishte një përpjekje e kotë.

Gaforrja

Ky do të jetë padyshim viti i çifteve, sidomos atyre që do të mbështeten nga planetët Jupiter dhe Saturn. Periudha e errët për ju, duket se ka kaluar, të paktën për pak kohë.

Luani

Për ju do të ketë projekte të mëdha me një të ardhme më shumë se të qeshur, veçanërisht për ata që janë në një lidhje dashurie. Çiftet që e duan shumë njëri-tjetrin do të kenë mundësinë konkrete për të ndërtuar një të ardhme të bukur së bashku dhe për të arritur qëllime të reja jetësore.

Virgjëresha

Priten ndryshime të dukshme për këtë shenjë pasi Jupiteri do të jetë në krah dhe do ju udhëheqë në aspektin e punës. Shenjat e para do të fillojnë të shfaqen që para ardhjes së vitit 2024.

Peshorja

Për ju kryefjala është "familja". Do të vijnë disa muaj të dobishëm dhe fitimprurës, veçanërisht për ata që duan të zyrtarizojnë një histori dashurie.

Akrepi

Ja kush e ka në dorë të ardhmen. Me Hënën në shenjën tuaj, gjithçka është e mundur dhe gjithçka është e realizueshme. Beqarët që kanë lindur në shenjën e Akrepit do të kenë mundësinë të nisin një diskutim të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen e tyre.

Shigjetari

2024 do të jetë një vit reflektimi. Në pritje të vitit 2024, ata që duan të mbajnë një marrëdhënie solide duhet të kapërcejnë të gjitha keqkuptimet që karakterizuan muajt e parë të këtij viti që po mbyllet.

Bricjapi

Yjet i buzëqeshin shumë kësaj shenje nga aspekti i dashurisë. Nga fundi i vitit 2023 deri në fillim të vitit 2024, do të ketë një periudhë fitimprurëse për beqarët, të cilët do të kenë dëshirën për të nisur lidhje të reja dhe intriguese.

Ujori

Ju do të gjeni vërtet veten në një udhëkryq sepse në kapërcyell të vitit të ri kjo do të jetë një kohë e ekuilibrave realë. Ka ardhur koha për të bërë disa zgjedhje shumë të rëndësishme në funksion të së ardhmes, sidomos për ata që prej vitesh jetojnë në një marrëdhënie krejtësisht të komplikuar.

Peshqit

Disa çështje janë shtruar për t’u zgjidhur dhe gjithashtu shumë komplikime për të kapërcyer para ardhjes së 2024-ës. Kjo është më e dukshme për çiftet, të cilët do të duhet të mësojnë të mendojnë mirë dhe më pas të hidhen në një rifillim "fluturues". /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd