Transmetuar më 10-12-2023, 20:07

Shpresa, ashtu siç ka edhe emrin, hyri si e tillë në jetën e Klodianës dhe Miblerit të vogël në një çast të vështirë për ta. Klodiana tregoi gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se ajo shkonte në punë, ndërsa Shpresa, fqinja e tyre, kujdesej për Miblerin.

Kur Klodiana sëmurej, Shpresa e gdhinte me të apo priste derisa ajo të dilte nga spitali. Nënë e bir gjetën një familje te Shpresa të cilën nuk e zgjodhën, por jeta ua bëri dhuratë. Po ashtu, edhe Shpresa i konsideron ata si familjen e saj.

Shpresa: Këtë e kam si vajzën time. Unë kam dy vajza. Këtë e kam të tretën. Edhe atë djalin e saj, kam 9 nipër e mbesa dhe ky, këtë e kam të dhjetin.

Ardit Gjebrea: Ka një mesazh për ty, do ta dëgjojmë?

Shpresa: Po.

Ardit Gjebrea: Forca Klodi!

Klodiana: Siç i kam thirrur nënë, për mua ajo është nëna. Derisa të kem jetë, është nëna ime, më zëvendësoi nënën time dhe nuk e ndiej mungesën, s’do ta ndiej asnjëherë mungesën e nënës. Faleminderit shumë nënë që më ke mbështetur dhe për mua je gjithçka dhe do jesh nëna ime derisa të jem.

Shpresa: Edhe ti, ju kam zemër!

Klodiana: Do jemi siç kemi qenë, ti je familja ime.

Shpresa: Po shpirt! Ju dua shumë të dyve!/tvklan.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd