Transmetuar më 10-12-2023, 19:00

Një zyrtar policor është gjetur i vdekur nga kolegët e tij këtë të diele në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje.
Lajmin për Albanain Post e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Ka qenë duke pushuar në vendin e tij të punës.
Të hënën do i bëhet autopsia. Ka shumë gjasa që vdekja të jetë natyrale. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër”, tha Elshani.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





