Shaban Murseli takon të birin në burg. Ndryshon komplet qëndrim: ‘Ja çfarë më tha Naimi për vrasjen’
Transmetuar më 09-12-2023, 22:26

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, e ka pohuar se ka takuar djalin e tij në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.
Ky takim mes tyre ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen atë natë.
“Dje,sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka pagu 30 mijë euro, as nuk ka ble armë e as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





