
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me simpatizantë të qytetit të Fierit.
Gjatë bashkëbisedimit, një qytetar iu drejtua me fjalë adhurimi Berishës, teksa e cilësoi “shpëtimtar të flamurit dhe njeriu që i shpëtoi nga kuçedra e kuqe”. Qytetari po ashtu tha se fjalët e Berishës janë të ngrohta si aroma e bukës së ngrohtë që del nga furra.
“Përshëndetje zoti Berisha, mirëserdhe në qytetin tonë. Quhen Gezim Begaj. Të pritëm me mirësi të dëgjonim fjalët e tua në këtë sallë. Ato fjalë të ngrohta që dalin si ajo era e bukës së ngrohtë nga furra. Të pritëm ty që na udhëhoqe dhe na shpëtove nga kthetrat e kuçedrës së kuqe, shpëtove flamurin shqiptar nga simbolet që i vunë mbi kokë. Të uroj jetë e shëndet. Unë jam një pensionit, ish i burgosur politik. Pensionistët po vuajnë shumë me një pension qesharak dhe atë që e marrim e marrim me tallje.
Gjithmonë i ndjej ato vuajtjet e vjetra mbi kurrizin tim. Tani kam fjalën e lirë dhe jam i lirë. Përsa i përket emigracionit, kemi mbetur dy pleq në shtëpi. Toka ka mbetur pa punuar. Atje lozin ujku dhe derrat. Prandaj ta dinë të gjithë ata që vuajnë nga kjo diktaturë që kërkon Edi Rama të mbjellë në Shqipëri. Të uroj jetë e shëndet, përshëndes të gjithë miqtë e mi”, tha qytetari.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





