Transmetuar më 08-12-2023, 10:51

TIRANË- Komisariati nr. 1, në bashkëpunim me agjentët e BKH ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me incidentet e dhunshme dhe kaosin e shkaktuar nga deputetët e grupit të Bardhit dhe Berishës në seancën e ditës së djeshme (7 dhjetor) ku u votua nen për nen për buxhetin e vitit 2024.

Ndryshe nga herët e tjera, referimi i materialeve në SPAK nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës.

Mësohet se ata akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike. Më herët, gjatë incidentëve të mëparshme, i njëjti grup hetimor përcolli materialet në SPAK për Albana Vokshin dhe Flamur Nokën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd