Transmetuar më 06-12-2023, 08:46

Filmi ikonë “Lulëkuqet mbi mure” i është nënshtruar një restaurimi të plotë në formatin 4K dhe tashmë është gati për t’u ndjekur në kinemanë Millenium.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se filmi u restaurua nga një studio prestigjoze ndërkombëtare dhe duke nisur nga sot mund të ndiqet në kinema.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të ndjekur në kinema filmin ikonë "Lulëkuqet mbi mure", i cili iu nënshtrua restaurimit në 4K të një studioje prestigjioze ndërkombëtare, çka e bëri këtë xhevahir të artit shqiptar të paprekshëm për të gjithë brezat, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd