"Shpesh më thonë se jam doktoresha më e bukur në botë dhe kjo më bën të ndjehem e përkëdhelur, e lajkatuar.
Mendoj se njerëzit nuk presin që mjekët të jenë seksi, i duket sikur të jetë diçka e çuditshme," tha Dr. Stacey Naito nga Beverly Hills.
Stacey është një fiziatër dhe drejtuese e një klinike në Los Anxhelos. Kur nuk trajton pacientë, ajo konkurron në bodybuilding.
Ajo thotë se për shkak të pamjes së saj, i është dashur të luftojë shpërthimet stereotipike edhe në fakultet.
Kur isha studente m’u afrua një mjek. “Ai më tha se nuk dukesha fare për doktoreshë, sepse isha e bukur dhe në formë dhe se pacientët nuk do të më merrnin seriozisht”, tregon Stacey.
Por ajo nuk i kushtoi vëmendje. Studioi, u diplomua dhe u specializua në fiziatri.
Megjithatë thotë se kishte ca të vërteta në deklaratën e mjekut tashmë koleg, kur ajo studionte.
"Unë mund ta shoh dhe kuptoj vetëm tani. Ndonjëherë më kritikonin vetëm për shkak të pamjes sime. Disa njerëz u shqetësuan kur panë se ishin pacientët e mi.
– Më vunë nën dyshim vetëm nga pamja ime. Sikur një grua e bukur nuk mund të jetë një mjeke e mirë – thotë amerikanja.
Pacientët nuk do e marrin seriozisht
Ata gjithashtu e kritikuan mjeken pse shkonte në gara sportive:
"Disa thonë se nuk është e përshtatshme për një mjeke të konkurrojë në bodybuilding. Por më pëlqejnë shumë ata që e thonë këtë – shton doktoresha, e cila nuk ka ndërmend të heqë dorë nga gara e pasionit. /noa.al
https://www.instagram.com/p/C0MlEV9PpDf/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd