Transmetuar më 02-12-2023, 19:09

Komuniteti i hip hopit i thotë lamtumirë reperit Mo Skillz, i njohur ndryshe si Demosthenes, i cili u nda nga jeta papritur në moshën 38-vjeçare.

Sipas informacioneve nga postimet në rrjetet sociale, ai ka pësuar një atak kardiak.

Vitet e fundit, i riu jetonte me fëmijën dhe gruan e tij në Qipro.

Ai ishte bërë i njohur gjerësisht pas këngës që kishte shkruar për futbollistin e tij të preferuar Giovanni, i cili madje e ka dashur aq shumë këngën, saqë e ka vendosur si zile në celularin e tij.

Reperi kishte fituar vlerësimin e publikut për shkak të autenticitetit të tij. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd