Transmetuar më 02-12-2023, 19:06

Rrjetet sociale zhurmuan sërish, por a u realizua parashikimi i Baba Vangës?

Klasikisht, si çdo vit, në fundvit “shfaqen” parashikimet e Baba Vangës.

Ky është një zakon i preferuar i mediave sociale – dhe jo vetëm – çdo fundvit.

Ne i referohemi të ashtuquajturave profeci apo parashikime të Vangelia Pandeva Gushterova, e njohur më mirë si Baba Vanga.

Ajo ishte një grua bullgare e lindur në vitin 1911, e cila është bërë e famshme botërisht për aftësinë e saj të supozuar për të parashikuar të ardhmen.

Edhe pse ajo humbi shikimin në fëmijëri, ndjekësit e saj besojnë se fitoi fuqinë për të parashikuar ngjarje të mëdha botërore.

Sipas legjendës që rrethon Baba Vangën, parashikimet e saj ishin një burim… intrigash dhe tërhoqën vëmendjen e publikut dhe liderëve të ndryshëm, me figura të tilla si Cari bullgar Boris III dhe udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev që thuhet se kërkonin njohuritë e saj.

Parashikimet e saj, të cilat pretendohet se shtrihen deri në vitin… 5079, kanë mbledhur ndjekës fanatikë, ndërsa shumë njerëz pretendojnë se ndër parashikimet e saj kryesore ishin vdekja e Princeshës Diana, si dhe sulmet tragjike të 11 shtatorit.

Por a u realizua parashikimi i saj për 2023?

Me këtë pyetje, orët e fundit Baba Vanga është rikthyer sërish në plan të parë dhe arsyeja nuk është se po i afrohemi fundit të vitit.

Në orët e fundit ka pasur pak kaos në rrjetet sociale, ku shumë pretendojnë se një nga parashikimet e saj për vitin 2023 sapo është verifikuar.

Baba Vanga dyshohet se paralajmëroi shumë vite më parë se më 1 dhjetor 2023, i ashtuquajturi "tsunami diellor" do të shkaktonte kaos në mbarë botën dhe do ta detyronte shoqërinë të kthehej në mesjetë, pasi do të shkatërronte fushën magnetike të Tokës.

Toka mund të mos jetë shkatërruar, por sinoptikanët paralajmëruan dje, më 1 dhjetor, për një stuhi diellore që mund të shkaktojë probleme për shërbimet e internetit, radios dhe GPS.

“Stuhia diellore mund të ndikojë në fushën magnetike të Tokës dhe ka të ngjarë të shkaktojë probleme komunikimi, si dhe të shkaktojë një aurorë të fortë”, tha fizikanti i motit hapësinor Tamitha Skov.

Çfarë është realisht e vërtetë…

Nuk e dimë me siguri nëse Baba Vanga ka bërë parashikimin e një “cunami diellor”, e as sigurisht nëse ky fenomen do të godasë përfundimisht Tokën dhe sa i rëndë do të jetë ai.

E vetmja gjë e sigurt është se brenda pak ditësh do të lexojmë parashikimet e Baba Vangës për vitin 2024 dhe pas rreth 12 muajsh parashikimet për vitin 2025 dhe më pas për vitin 2026 e me radhë…

E në këtë pikë, vlen të theksohet një fakt domethënës: Profeti i 23 dhe i fundit që Zoti caktoi në Tokë ishte Muhamedi dhe në librin e shenjtë Kurani, i paprekur nga teksti origjinal, është bërë e qartë se pas tij nuk do të ketë më profetë të tjerë të Zotit, por shumë të rremë. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd