Gazetarja dhe ish-banorja e Big Brother Vip, Rudina Demneri, e njohur për publikun si Paloma, ka rrëfyer sherret me politikanë shumë vite më parë.
Paloma ka treguar se ndërsa përpiqej të merrte një deklaratë nga Sali Berisha, kryeministër aso kohe, truprojat e tij e kanë shtyrë dhe e kanë hedhur nga shkallët.
“Ne jemi familje demokratësh. Babi im dhe sot e kësaj dite të mbyt për Berishën, kështu që e kishin një çikë me merak Sali Berishën. Nuk është se u bindesha shumë dhe pyetjeve kur ne e gjurmonim. Mua bodyguardët e Sali Berishës më kanë masakruar. Më kanë hedhur nga 7-8 shkallë. Mesin e kam akoma frakturë, por kanë kaluar sepse janë dhimbje të bukura dhe nuk bëhem pishman”, tha ajo në emisionin “Natën me Aulonën”.
Ndërsa për sherrin me kryeministrin Edi Rama, aso kohe kandidat për t’u zgjedhur kryebashkiak për herë të dytë, Paloma tha se kishte insistuar aq shumë te pyetja e saj sa ai i kishte thënë se do t’ia këpuste kokën me sëpatë.
“E kam thënë me sëpatën e famshme te Myslym Shyri. I ndërpreva shoën ku po priste shtyllën dhe unë i shkova dhe e pyeta për parqet e fëmijëve. Kandidonte për herë të dytë si kandidat për kryebashkiak të Tiranë. Më tha ‘kush të ka sjellë ty këtu mi’. I thashë unë për parqet, keni premtuar. ‘Shko moj budallaqe’ më tha. Kujt i thua budallaqe i thashë. Nuk të shaj se dua të ruaj formatin. Shaj ai shaj unë, e kam ilustruar dhe më pamje në rrjete sociale.
Ndërkohë pati dhe një sherr tjetër që nuk u transmetua dhe pasi mori leje për t’ia kthyer në të njëjtën monedhë dhe i shkoj duke i thënë ‘urdhëro, çfarë kishe’. Mora zjarr, i karikova dhe doja vetëm sherr. Më tha ‘ik se do ta këpus kokën me sëpatë’, se iu shpif, nuk i ndahesha një second. Ose do ta çoja deri në fund, ose plasa”
E pyetur sesi i ka marrëdhëniet tani me kryeministrin, ajo tha: “Më të mirat” .
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd