Transmetuar më 29-11-2023, 18:45

MAQEDONI- Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti në Maqedoninë e Veriut ku humbi jetën vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo, 24-vjeçarja Eva Tavo. E reja po udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, kur u përfshi në një aksident. Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.

Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Aksidenti rezultoi fatal për pasagjeren, vajzën e ish-deputetit, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd