Transmetuar më 29-11-2023, 14:58

GJERMANI- Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana është arrestuar në Gjermani. Tvaktuell shkruan se oficerët e komisariatit të policisë Bad Kötzting morën dijeni për një 42-vjeçar shqiptar, me banim në Lamer Winkel, ishte në kërkim ndërkombëtar.

Burri ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për trafik droge. Në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Publike të Nurembergut, shqiptari u soll para gjykatësit përgjegjës në Gjykatën e Qarkut të Regensburgut, i cili konfirmoi urdhër-arrestin ndërkombëtar dhe lëshoi një urdhër ndalimi. Shqiptari u dërgua në një institucion dhe tashmë është në pritje të ekstradimit në Shqipëri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd