Transmetuar më 29-11-2023, 08:01

Aksi nacional Elbasan-Librazhd u bllokua mbrëmjen e djeshme tek kthesat e Murrashit për shkak të shembjeve të gurëve në rrugë.
Rënia e gurëve nga shpati i malit për shkak të stuhisë, bllokoi qarkullimin.
Fatmirësisht nuk ka pasur mjete në lëvizje dhe nuk ka të lënduar.
Drejtuesit e mjeteve te bllokuar në rruge tentuan të largonin me duar një pjesë të rrugëve për të bërë të mundur kalimin, ndërsa pati ndërhyrje edhe nga autoritetet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





