Transmetuar më 28-11-2023, 21:21

Prej disa kohësh krisja e marrdhënieve mes trashgimtarit të fronit mbretëorë Princit Leka II dhe princeshë Elia Zaharias ka qenë në vëmendjen e mediave rozë.

Dyshime të cilat nisën që prej momentit të festës së ditëlindjes së princesësh Geraldinë, ku Leka dhe Elia e festuan në mënyra të veçanta, dhe jo si zakonisht të bashkuar.

Mbrëmjen e sotme Princ Leka ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj po bën në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Këto janë thjesht disa detaje ndryshe në rrjetet sociale që kërcasin, por nga Princi dhe nga Elia ende nuk ka asnjë reagim, prandaj shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd