Transmetuar më 28-11-2023, 13:15

Prokuroria ka cilësuar mbidozën si shkakun e vdekjes së të riut, që ndërroi jetë pasi u shoqërua nga policia në komisariatin numër 3 të kryeqytetit. Kërkesa e prokurorisë për mbylljen e dosjes hetimore, së bashku me rezultatet e hetimit është dorëzuar në gjykatë.

Ngjarja ndodhi në 22 tetor të vitit të kaluar, ku 32-vjeçari humbi jetën pasi u shoqërua nga policia në komisariat. Sipas uniformave blu, të riut i ishte bërë thirrje të ndalonte për kontroll të dokumenteve, por Kurti i ishte larguar policisë vetëm për t’u kapur më pas në rrugën “Don Bosko”.

Gjatë shoqërimit në komisariat gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur dhe është dërguar për në spital me makinën e policisë.

Këta të fundit thanë se 32-vjeçari ndërroi jetë në tek Trauma, deklaratë që më vonë u përgënjeshtrua nga vetë spitali, që tha se i riu kishte mbërritur aty pa shenja jete. Nga ana tjetër familja ka ngritur akuza se 32-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës së ushtruar nga efektivët e policisë, pasi në trup dhe në kokë ai kishte shenja dhunimi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd