Transmetuar më 27-11-2023, 21:17

Policia e Kurbinit ka reaguar për aksidentin me vdekje në aksin Laç-Patok.

Policia saktëson se ‘rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të "Mbikalimi i Patokut", shtetasi Fran Meskuti duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi Denis Preçi

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.’

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd