Transmetuar më 27-11-2023, 11:47
Foto ilustruese

Një 60-vjeçar në Durrës ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri me 54-vjeçar.

Mësohet se pas një debati për motive të dobëta, Ermal Çitizi ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 60-vjeçarin. Policia bën me dije se 60-vjeçari ndodhet në spital, në gjendje të rëndë, ndërsa autori Ermal Çitizi, është shoqëruar në komisariat.

Policia e Durrësit njofton se ‘në lagjen nr. 14, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ermal Çitizi 54 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gëzim Dika, 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqerimin në Komisariat të shtetasit Ermal Çitizi, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje’.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd