Transmetuar më 26-11-2023, 23:16

FRANCË- Franca është shpallur fituese në edicionin e 21-të i Festivalit të Këngës për Junior Eurovision, ndërsa Shqipëria siguroi vendin e 8-të. Mes 16 këngëtarëve nga 16 vende, për Shqipërinë në "Junior Eurovision Song Contest 2023" performoi Viola Gjyzeli me këngën “Bota ime”. Ajo interpretoi e 13-ta në radhë në gjuhën shqipe.

Pas votimit të shteteve përkatëse dhe pas votimit të jurisë profesioniste, Franca arriti të fitonte me këngëtaren e talentuar Zoé Clauzure “Cœur” (Zemra).

Zoé Clauzure nga Franca u kurorëzua fituese në bazë të votimit nga juritë kombëtare në të 16 vendet konkurruese. Për herë të shtatë, shikuesit nga e gjithë bota gjithashtu mund të votonin për këngët e tyre të preferuara në dy dritare: Votimi online para shfaqjes, ku votimi bazohej në fragmente të provave, dhe votimi online gjatë shfaqjes, ku shikuesit mund të votonin gjatë 15 minuta pas performancës së fundit. Juritë kombëtare dhe votimi online përcaktuan secila 50% të rezultatit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd