
I ftohti siberian ka mbërthyer gadishullin e Ballkanit duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin shqiptar.
Për pasojë, kthjellime, vranësira të shpeshta si edhe temperatura ekstremisht të ulëta parashihet të jenë dominante në të gjithë vëndin.
Mesdita dhe orët e pasdites sjellin herë pas here zhvillim të vranësirave në dy ekstremet veri-jug duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.
Një tjetër parametër problematik do të jetë era, e cila do të fryjë e ftohtë nga verilindje diuke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë, raporton noa.al duke cituar Meteoalb.
Parashikohet që edhe gjatë natës të mbetemi në të njëtat kushte të ftohta atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -7°C më e ulëta deri në 11°C më e larta në rang territori.
Era do të fryjë mesatare dhe e forte me shpejtësi 55 km/h nga drejtim Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 – 5 ballë.

Ndërkaq, Shërbimi Metereologjik Ushtarak që citon noa.al, raporton se duke filluar nga orët e para të së dielës ka një përmirësim gradual të kushteve meteorologjike, ku reshjet e shiut dhe të borës do të humbasin intensitet dhe territor.
Dita e diel parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë.
Era do të jetë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 16m/sek.
Shumë shi gjatë të shtunës
Reshjet e herëpasherëshme të shiut me intensitet të ulët e mesatar na kane shoqëruar gjate gjithë ditës së djeshme.
Sasia me e lartë u regjistrua në Kukës 17.8mm shi, 7.0cm borë, 16.0mm shi në Elbasan, Tiranë 16.0mm, Shkodër 15.0mm, Peshkopi 12.0mm, 04cm borë, 9.0mm shi në Lezhë, Durrës 14.2mm shi.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe mesatar, ndërkohë që në relievet malore në veri dhe verilindje në lartësitë mbi 200m reshje të dendura bore.
Në lartësitë mbi 500m në juglindje reshjet e borës do të jenë me intensitet deri mesatar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





