Transmetuar më 24-11-2023, 19:57

Një person ka humbur ndjenjat, ndërsa po lëvizte me biçikletë në Durrës.

Ngjarja ndodhi pranë rrethrrotullimit, afër kishës katolike në unazën e qytetit.

Me të marrë njoftim në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa personi është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd