Transmetuar më 24-11-2023, 11:30

PËRMET- Policia ka vënë në pranga administratorin e njësisë Çarçovë në Përmet pasi ka shkaktuar një aksident, duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Ilia Jani, 38-vjeç, banues në Përmet, teksa udhëtonte me makinë në rrugën Çarçovë-Përmet’ në afërsi të fshatit Kaludh, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, personi i identifikuar me iniciale S. K., 49 vjeç, banues në Përmet, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Rasti është referuar në Prokurori.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd