Transmetuar më 23-11-2023, 23:10

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se Dritan Rexhepi dyshohet për përfshirje dhe në ngjarje të tjera kriminale në Shqipëri që nuk janë bërë ende publike dhe po hetohen. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Balla u shpreh se Rexhepi futet te njerëzit më të kërkuar nga Shqipëria.

Pjesë nga Intervista:

Balla: Nga ana jonë Dritan Rexhepi ka qenë një person me pullë të kuqe, me alarmin më të madh.

Blendi Fevziu: A është shqiptari më i kërkuar?

Balla: Po, patjetër, me diferencë, në kuptimin që për shkak edhe të veprave…

Blendi Fevziu: Dhe kërkohej nga Italia, Spanja, Belgjika…

Balla: Edhe për shkak të vijueshmërisë së përfshirjes së tij në aktivitete kriminale, ngjarje kriminale që kanë ndodhur së fundmi që unë nuk mund t’i citoj, na rezulton që ky person të jetë.

Blendi Fevziu: Dhe ngjarje të tjera veç atyre që janë bërë publike?

Balla: Po.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd