
ZVICER – Përcaktohen skuadrat që shkojnë në ‘Play-off’ për ‘Euro 2024’.
Të enjten do të hidhet shorti i fazës së “play-off”-it në Nyon, për të zënë tre vendet në fazën finale të “Euro 2024”. Janë dymbëdhjetë kombëtare që do të formojnë tre grupe, ku do të dalë një fitues në secilën prej tyre.
Vlen të theksohet mungesa e Norvegjisë së Haaland, e cila nuk ka mundur të kualifikohet as për të garuar në “play-off”, një fatkeqësi e vërtetë për një nga lojtarët më të mirë në botë.
Kështu do të formohen grupet e “play-off”-it për “Euro 2024”:
Grupi “A” do të përbëhet nga: Uellsi, Polonia, Estonia dhe një nga këto tre skuadra që do të vendosen me short (Finlanda, Ukraina ose Islanda).
Grupi “B” përbëhet nga Izraeli, Bosnja dhe dy nga këto përzgjedhje (Finlanda, Ukraina ose Islanda).
Grupi “C” ka si pjesëmarrës Gjeorgjinë, Kazakistanin, Greqinë dhe Luksemburgun.
Të enjten, më 23 nëntor, në qytetin zviceran të Nyonit do të hidhet shorti për “play-off”-in e “Euro 2024”. Kjo fazë ndeshjesh përbëhet nga tre grupe me nga katër skuadra secila.
Në secilin grup do të luhen 2 gjysmëfinale dhe dy skuadrat që fitojnë, do të luajnë për biletën e tyre në finale, kështu që do të kemi 3 ekipe të reja që do të plotësojnë grupet e tjera të “Euro 2024”. Këto ndeshje do të luhen më 21 dhe 26 mars me gjysmëfinale dhe finale në secilën prej grupeve. Gjithçka në një festë të vetme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





