
Mjekët kanë mbetur të suprizuar kur një pacient hyri për një ekzaminim rutinë në pjesën e zorrëve teksa mjekët vunë re një mizë.
Burri nga Misuri po bënte procedurën e kolonoskopisë ku ekspertët mjekësorë gjetën insektin në zorrën e trashë. Nuk është e qartë se si krijesa hyri atje, por ekspertët mendojnë se burri mund të ketë ngrënë sallatë ose perime që e përmbanin atë, shkruan Mirror, citon Noa.al.
Rasti i pazakontë u regjistrua në Gazetën Amerikane të Gastroenterologjisë, e cila tha se rasti "përfaqëson një gjetje shumë të rrallë kolonoskopike" dhe se ishte një "mister se si miza e paprekur gjeti rrugën e saj drejt zorrës së trashë". Zakonisht, acidi i stomakut është i mjaftueshëm për të vrarë mizat, por ka raste të dokumentuara të vezëve që çelin brenda stomakut pasi ishin brenda ushqimeve që u konsumuan.
Ai i tha mjekut të tij se kishte konsumuar vetëm lëngje një ditë më parë.
Është një nga një sërë rastesh të pazakonta këtë vit ndërkohë që në një operacion mjekët nxorrën krimbin e gjallë dhe të përdredhur nga truri i një gruaje. Rasti u zbulua në gusht kur mjekët në Neë South Ëales, Australi inspektuan simptomat e një gruaje, 54 vjeç, e cila po përjetonte dhimbje barku, një kollë, djersitje gjatë natës dhe diarre.
Profesor i asociuar Sanjaya Senanayake, ekspert i sëmundjeve infektive në ANU dhe Canberra Hospital tha se pasi pacienti i ishte nënshtruar një skaneri, ata prisnin të gjenin një lloj abscesi ose kancer.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





