
Policia ndërhyri me dhunë, duke përdorur shkopinjtë e gomës, për të shuar sherrin e madh mes dy tifozërive në shkallët e stadiumit “Maracana”, ku u luajt kualifikuesja e Kupës së Botës 2026, mes Brazilit vendës dhe Argjentinës.

Kaosi i krijuar mes tifozëve, pastaj edhe policisë, bëri që “superclasico” të niste 30 minuta me vonesë, e fituar në fund minimalisht nga bardhekaltrit. Në tribunën e “Maracana” ishin edhe familjarët e miqtë e lojtarëve të Argjentinës, të cilët rrezikuan shumë. Lionel Messi tha se kishin mbetur të tronditur nga ajo që ndodhi, mund të kishte ndodhur tragjedia.

Kapiteni i Argjentinës dhe bashkëlojtarët e tij u përpoqën të qetësonin situatën, përpara se të ktheheshin në dhomën e zhveshjes. “Situata ishte shumë keq, sepse pamë policinë që po rrihte njerëzit tanë në tribuna, – tha Messi, 36 vjeç. – Policia, siç ndodhi në finalen e ‘Copa Libertadores’, edhe një herë po e shtypte tifozërinë tonë me shkopinj gome.

Shkuam në dhomat e zhveshjes, sepse ishte mënyra më e mirë për të qetësuar gjithçka, mund të kishte përfunduar në tragjedi. Ju mendoni për familjet, njerëzit që janë atje, të cilët nuk e dinë se çfarë po ndodh. Ne futbollistët ishim më të shqetësuar për këtë sesa të luanim një ndeshje që, në atë pikë, ishte e një rëndësie dytësore”.
https://twitter.com/YeimisAriel/status/1727123106764837044
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





