
KOSOVË- Nëntë persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi në tregun e kafshëve në Prizren.
Dyyshohet se një person ka hedhur granatë dore pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me dikë tjetër.
Ngjarjen e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga policia në Prizren.
Ai tha se shpërthimi ka ndodhur para orës 5 të mëngjesit dhe bëri të ditur se të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Bytyqi tha se autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se policia po punon për t’i kapur.
“Pas një mosmarrëveshje ndërmjet tregtarëve njëri prej tyre ka hedhur një granat dore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tre të dyshuarve”, tha ai.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





