Transmetuar më 21-11-2023, 19:59

TIRANE – Kombëtarja shqiptare e futbollit është kualifikuar në Kampionatin Evropian 2024. Kuqezinjtë do të jenë në vazon e dytë në shortin që do të mbahet më 2 dhjetor në Hamburg.

Në ndeshjen në Tiranë ishte edhe Igli Tare, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare. Gazetarët e takuan në dhe e pyetën se çfarë grupi do të donte për Euro 2024. “Para së gjithash, dua që Italia të kualifikohet,” – tha Tare duke qenë se ishte pyetur përpara përfundimit të ndeshjes mes Italisë dhe Ukrainës e cila u mbyll në barazim më pas dhe kualifikoi axurrët. “Do të doja një grup Gjermaninë, Italinë, dhe Serbinë kundër Shqipërisë”, tha Igli Tare.

Igli Tare kaloi një pjesë të mirë të karrierës së tij si lojtar në Gjermani dhe Itali, ndaj dëshirat e tij janë të kuptueshme. Ndërkohë mediat serbe i bëjnë jehopnë faktit se përse edhe Igli Tare kërkon Serbinë në grup. Megjithatë diçka e tillë mund të ndodhë pasi Gjermania do të jetë në vazon e parë, Shqipëria në të dytën, Italia në të tretën dhe Serbia në të katërtën.

Që nga pavarësia, Serbia ka luajtur dy herë kundër Shqipërisë. Ose më mirë një herë. Dueli i parë mes dy skuadrave i luajtur më 14 tetor 2014 në Beograd u ndërpre për shkak të dronit të famshëm dhe barbarisë së tifozëve serb që treguan duke hyrë në fushë dhe dhunuar lojtarët shqiptarë. Ajo ngjarje e rëndë më pas solli rezultatin në favor të kuqezinjëve pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit sportive të Lozanës.

Ndeshja e kthimit u luajt më 8 tetor 2015 dhe Serbia fitoi 2-0 në Elbasan. Golat më pas u shënuan nga Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajić. “Nuk ka dyshim se kjo ndeshje do të sillte tensione të mëdha, ndaj nuk dihet pse ish-futbollisti shqiptar e do Serbinë në veçanti,” – shkruajnë mediat serbe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd