Transmetuar më 21-11-2023, 17:19

Këtë të martë, një nga banoret e spektaklit televiziv "BBVK2", Shqipe Hysenaj, është përlotur në oborrin e shtëpisë dhe i ka kërkuar produksionit këngën "Të du mom" të rreperit Stresi.

Nga ana tjetër këngëtari ka ndarë këtë moment me ndjekësit në rrjetin social "Instagram", teksa shpreh dhe mbështetjen për banoren e Big Brother Vip Kosova.

"Shqipe Hysenaj bëhu e fortë. Kështu e ka "Big Brother", askush s’të kupton pa e provuar. Suksese! Ke mbështetjen tonë ", u shpreh ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd