UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se i ka mbijetuar të paktën pesë tentativave për vrasje nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin .
Në një intervistë për The Sun, ai e krahasoi të mësuarit me atentatet ndaj tij me të mësuarit me idenë e Covid-19. Zelenskyy tha se nuk e dinte saktësisht se sa komplote për ta vrarë atë janë prishur nga shërbimet e inteligjencës ukrainase, por pretendoi se forcat ruse do të përdorin çdo instrument që kanë.
Duke përshkruar atentatet, ai tha: “E para është shumë interesante, kur është hera e parë, dhe pas kësaj është njësoj si Covid. Së pari njerëzit nuk dinë çfarë të bëjnë me të dhe duket shumë e frikshme. Pas kësaj mësohesh"
Zelenskyy akuzoi Kremlinin për ndihmën ndaj Hamasit për të nisur sulmet në Izrael dhe se konflikti Ukrainë-Rusi mund të shkojë në një luftë të tretë botërore. Ai tha gjithashtu se Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë dhe armë perëndimore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd