
AUSTRALI- Një tjetër fans ndërron jetë gjatë koncerteve. Pas rastit të Taylor Swift, një grua rreth të 70-ave ka vdekur në spital pasi u rrëzua në një koncert të Robbie Williams në Sydney.
Ajo u rrëzua në gjashtë rreshta sediljesh gjatë koncertit në Allianz Stadium dhe pësoi lëndime të rënda në kokë. U dërgua me urgjencë në spital at pranë, ku u vendos në koma të induktuar.
Autoritetet mjekësore konfirmuan se ajo kishte vdekur. Këngëtari britanik nuk e ka komentuar incidentin, i cili ndodhi në natën e parë të turneut të tij australian XXV.
Kujtojmë se të premten e kaluar, një fanse 23-vjeçare vdiq në një koncert të Taylor Swift në Rio de Zhaneiro pasi u ra përtokë nga vapa.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





