Transmetuar më 20-11-2023, 19:47

Arena Kombëtare tashmë është mbushur, ndërsa tifozët kanë filluar festën.

Të shumtë në numër dhe të veshur kuqezi ata janë në mbështetje të kombëtares, e cila edhe pse tashme e kualifikuar në EURO 2024 synon të marrë edhe një fitore në shtëpi me Ishujt Faroe.

Kombëtarja shqiptare renditet e para në Grupin E me 14 pikë, Çekia 12 pikë, Polonia 11, Moldavia 10 dhe Ishujt Faro 1 pikë.

https://streamable.com/oozxo9

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd