Transmetuar më 20-11-2023, 18:55

POGRADEC- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe kanë pësuar dëmtime në trup dhe fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme të Bucimasit, kur nxënësit e një klase kanë nisur debatin për motive të dobëta.

Në sherr janë përfshirë dhe adoleshentë të tjerë, të cilëve u është marrë deklarimi, ndërkohë që çështja iu referua prokurorisë për plagosje të lehtë me dashje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd