Transmetuar më 20-11-2023, 18:35

Shqipëria mbyll eleminatoret e ‘Euro 2024’ me Ishujt Faroe.

Grupi i njohur i tifozave, “Plisat”, kanë mbetur pa bileta, teksa kanë qenë vetë ata që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kanë shprehur hapur pakënaqësinë.

“Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES. Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty.

Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë. Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI. Shihemi në Gjermani!” – Shkruan Tifo-grupi me bazë në Prishtinë. Kujtojmë që Shqipëria ka siguruar Euro 2024.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd