Transmetuar më 20-11-2023, 16:05

Besnik, të vendosur dhe gjithmon përkrah kombëtares tifo-grupi Tifozat Kuq e Zi gëzojnë dy ngjarje sonte.

Teksa sot pritet edhe një festim i plotë për futjen në Euro 2024, TKZ po gëzojnë edhe një tjetër event të tyre, ditëlindjen e 20-të.

Një foto ka qarkulluar së fundmi në rrjet ku shihet një pankartë gjigande me shkrimin “O sa mirë me qenë shqiptar" "Tifozat kuq e zi  2003-2023".

Kujtojmë që "Shqiponjat" luajnë sot me Ishujt Faroe në Arenën Kombëtare, në një ndeshje festë, pasi ka siguruar kualifikimin në Euro2024. Kombëtarja pret që të mbajë fronin e vendit të parë në Grupin E, nëse fiton ndaj kundërshtarëve.

Nga krahu tjetër Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar moton dhe logon e përfaqësimit të kuqezinjve në Gjermani. Me moton “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, dhe logon me simbolin e shqiponjës së formuar me duar dhe kupës se Kamponatit Europian, FSHF ka njoftuar edhe për festën e paharrueshme pas përfundimit të ndeshjes.

Një festë tjetër është organzuar edhe në Sheshin Skënderbej ku vet kryetari i bashkisë së Tiranës ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen festës dhe emocioneve në Tirana Fan Zone në qendër.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe do të zhvillohet sonte në orën 20:45.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd