Transmetuar më 20-11-2023, 15:54

SERBI- Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviç ka komentuar raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Në një postim në platformën ‘X’ ai tha se duhen krijuar themele të reja të bashkëpunimit, ndërsa i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë kanë bërë në Kosovë.

“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë!

Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviqit dhe Vuçiçit”, ka pohuar ai.

Politikani serb edhe më herët ka bërë disa reagime ku ka kundërshtuar veprimet e presidentit serb.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd