Transmetuar më 20-11-2023, 14:49

TIRANË-Minatorët kanë protestuar sërish ditën e sotme para Kuvendit, ku kanë kërkuar më shumë të ardhura dhe ulje të moshës së daljes në pension.

Minatorët tentuan të takojnë deputetët por nuk mundën të plotësojnë qëllimin e tyre.

Jashtë godinës së seancave parlamentare me pankarta në duar, minatorët kanë kërkuar edhe statusin. Në përfundim ata paralajmëruan të tjera marshime në vijim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd