Transmetuar më 20-11-2023, 14:46

TIRANË-Punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit raportohet se kanë shkuar në Kuvend, me një ekip për të parë të gjithë elementët që shkaktuan zjarrvënien dhe për të parë kamerat e sigurisë, pasi për ta konsiderohet një vendngjarje.

Seanca e sotme u shoqërua me tensione ndonëse nuk zgjati më shumë se 5 minuta. Pjesë e seancës ishte edhe kryeministri Edi Rama i cili nuk bëri asnjë koment. Shkak u bënë tensionet e krijuara nga deputetët e opozitës, të cilët pavarësisht kontrolleve të Gardës ndezën tymuese në Kuvend.

Kjo solli përjashtimin e Flamur Nokës nga seanca, dhe mbylljen e menjëhershme të seancës së sotme parlamentare. Një situatë alarmante u krijua për pak çaste për shkak të zjarrit që nisi në Kuvend, pas tymueseve që u hodhën nga opozita. Garda ndërhyri në kohë duke e shuar atë.