Shqipëria, kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho, është e dyta më pak e shtrenjta nga të gjitha të kualifikuarat në finalet e "Euro 2024" (deri tani), vetëm para Rumanisë, ndërsa në krye të listës është Anglia e Southgate, e cila është e vetmja, së bashku me Francën që e kalon shifrën një miliard euro.
Vlen të theksojmë se kuqezinjtë tanë në total, ata që luajtën në eliminatoret e grupit E dhe pritet të jenë pjesë e finaleve të "Euro 2024", vlejnë afërsisht sa gjysma e Kylian Mbappe, kapitenit të Francës. Kjo është renditja (të dhënat nga Transfermarkt):
16. RUMANIA – Vlera totale si kombëtare 73.28 milionë euro
Më i vlefshmi – Radu Dragusin: 10 milionë euro
15) SHQIPËRIA – Vlera 81.7 milionë euro
Më i vlefshmi – Kristjan Asslani: 12 milionë euro
14) HUNGARIA – Vlera 147.4 milionë euro
Më i vlefshmi – Dominik Szoboszlai: 70 milionë euro
13) SLLOVAKIA – Vlera 167.3 milionë euro
Më i vlefshmi – Milan Skriniar: 50 milionë euro
12) SKOCIA – Vlera 184.4 milionë euro
Më i vlefshmi – Andrew Robertson: 40 milionë euro
11) TURQIA – Vlera 187.1 milionë euro
Më i vlefshmi – Hakan Calhanoglu: 40 milionë euro
10) ZVICRA – Vlera 209.4 milionë euro
Më i vlefshmi – Manuel Akanji: 38 milionë euro
9) AUSTRIA – Vlera 281.7 milionë euro
Më i vlefshmi – David Alaba: 40 milionë euro
8) DANIMARKA – Vlera 340.1 milionë euro
Më i vlefshmi – Rasmus Hojlund: 65 milionë euro
7) BELGJIKA – Vlera 448.8 milionë euro
Më i vlefshmi – Jeremy Doku: 60 milionë euro
6) HOLANDA – Vlera 462 milionë euro
Më i vlefshmi: Xavi Simons: 70 milionë euro
5) GJERMANIA – Vlera 665 milionë euro
Më i vlefshmi – Jamal Musiala: 110 milionë euro
4) SPANJA – Vlera 814 milionë euro
Më të vlefshmit – Rodri dhe Pedri: 100 milionë euro
3) PORTUGALIA – Vlera 921.5 milionë euro
Më i vlefshmi – Rafael Leao: 90 milionë euro
2) FRANCA – Vlera 1.1 miliardë euro
Më i vlefshmi – Kylian Mbappé: 180 milionë euro
1) ANGLIA – Vlera 1.3 miliardë euro
Më i vlefshmi – Jude Bellingham: 150 milionë euro
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd