Transmetuar më 20-11-2023, 10:06

Me tension është shoqëruar edhe seanca e sotme plenare në Parlament.
Bëhet me dije nga pamjet të cilat janë transmetuar drejtëpërdrejtë në media se Garda e Republikës ka qenë në gatishmëri, teksa Gament Bardhi ka shpërthyer në ofendime ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Teksa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkon që të lëvizë në sallë, punonjësit e Gardës nuk e lejojnë.
Ndërkohë Bardhi ka shpërthyer ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke e quajtur mashtruese.