
Të nderuar lexues, më poshtë gjeni në mënyrë të detajuar parashikimet për çdo shenjë
Jeni kuriozë të dini parashikimet e horoskopit nga e hënëa 20 deri të dielën më 26 nëntor 2023? Çfarë do të ndodhë në gjysmën e dytë të nëntorit?
Muaji dhjetor është afër dhe festat po afrojnë. Cilat do të jenë shenjat e bekuara nga fati? Cila shenjë e horoskopit do të gjejë dashurinë dhe cila do t’i ketë yjet kundër saj?
Le ta zbulojmë së bashku me horoskopin javor nga Paolo Fox përkthyer ekskluzivisht nga noa.al, fillimisht me një përmbledhje për të 12 shenjat e më pas analitikisht për secilën prej tyre.
Shenjat e zjarrit
Në gjysmën e dytë të nëntorit, Dashi do të përjetojë një periudhë të madhe entuziazmi dhe do të jetë një vullkan idesh krijuese. Të lindurit nën këtë shenjë zjarri janë të etur për të zgjeruar horizontet e tyre, për të zgjeruar rrethin e zakonshëm të miqve, për të bërë njohje të reja dhe ndoshta edhe për të gjetur një shpirt binjak.
Dëshira e tyre për risi gjendet edhe në vendin e punës, duke i bërë të lindurit e shenjës së Dashit plot iniciativë, ambiciozë dhe të etur për një promovim.
Edhe ata që kanë lindur në shenjën e Luanit në javët e fundit të nëntorit janë plot energji, praktikisht të pandalshëm. Në punë ata shfaqen si liderë të lindur dhe përpiqen të fitojnë një pozicion të spikatur në shoqëri. Ndërsa në dashuri zbulohen si joshës të paskrupullt, të gatshëm për të pushtuar e më pas dhe për të braktisur çdo pre të lehtë.
Për të lindurit në shenjën e Shigjetarit do të jetë një javë rilindjeje. Thjesht duhet t’i kushtojnë vëmendje asaj ku duan të përqendrojnë energjinë e tyre të re, qoftë në dashuri apo në fushën e punës dhe karrierës.
Shenjat e tokës
Të lindurit në shenjën e Demit, i pret një periudhë pozitive në të cilën do të ndihen më të lirë, më të lehtë dhe më të shkujdesur. Ata do i kthehen sërish besimit te vetja dhe do të përpiqen të gjejnë sërish mirëkuptim me partnerin/en.
Për Virgjëreshën do të jetë një gjysmë e dytë e nëntorit e trazuar dhe negative. Priten debate në familje dhe probleme në vendin e punës. Do të jetë e nevojshme të rregulloni marrëdhëniet si me të afërmit ashtu edhe me partnerët, pas një fillimi jo aq të mirë të muajit që jemi.
Për të lindurit në shenjën e Bricjapit, java deri më 26 nëntor do të jetë vërtet interesante. Mundësi të reja dhe të mëdha në horizont, por edhe njohje të reja. Disa nga ju do të kthehen në protagonistë të jetës së tyre, të sigurt, të fortë dhe ambiciozë.
Shenjat e ujit dhe ajrit
Të lindurit në shenjën e Gaforres kanë një nevojë urgjente për të rregulluar jetën, për të qartësuar idetë e tyre dhe për të kuptuar se çfarë duan të bëjnë realisht me të ardhmen e tyre. Ata duhet të vënë në plan të parë mirëqenien dhe të heqin dorë nga gjithçka që është e keqe për shëndetin e tyre, fizik dhe mendor.
Për të lindurit në shenjën e Peshqve ka komplikime në jetë që kërkojnë një përpjekje të madhe dhe durim të jashtëzakonshëm. Megjithatë, për Akrepin është koha e duhur për të vepruar dhe për të realizuar planet e tyre.
Një lajm i mirë vjen për Ujorin, ndërsa për Peshoren do të jetë koha për të përjetuar një dashuri të madhe.
Dhe tani ju ftojmë të ndiqni në mënyrë të detajuar parashikimet për çdo shenjë:
Dashi –
Dashuria
Gjatë kësaj periudhe ju mendoni vetëm për punën dhe dashuria ka rënë në plan të dytë. Beqarët për momentin janë të kujdesshëm në lidhje me betimet e dashurisë dhe presin zhvillime të reja.
Puna
Projektet janë të preferuara për t’u marrë. Mos lini mënjanë një strategji fituese që do t’ju ndihmojë të arrini një qëllim të rëndësishëm.
Vlerësimi : ○ ○ ○ ○ ○
Demi –
Dashuria
Keni situata yjore më të mira se në të kaluarën. Dashuritë që lindin në këtë periudhë përfitojnë nga tranzitet planetare dhe për ju mund të mbërrijë një moment me shumë interes. Ka shanse me një person Bricjapi, ndërsa ka më shumë harmoni me një person Gaforre dhe Peshqit. Thojini jo polemikave.
Puna
Jeni duke u përpjekur të bëni shumë gjëra dhe kjo situatë po zgjat prej një muaji e jeni grindur me njerëz që nuk po ju kuptojnë dhe besojnë më. Jupiteri në shenjën tuaj do ju bëjë të rikuperoheni.
Vlerësimi : ○ ○ ○ ○
Binjakët –
Dashuria
Me Venusin në formë aktive, tensionet e pjesës së parë të vitit duket se janë kapërcyer. Megjithatë, shumë mosbesime të shkaktuara nga zhgënjimi juaj, ende mbeten. Kujdes me gjërat në dashuri.
Puna
Mund të keni pranuar angazhime të vështira. Ekziston nevoja për të shpikur diçka të re, për të studiuar strategji të ndryshme.
Vlerësimi : ○ ○ ○
Gaforrja –
Dashuria
Polemika vazhdon. Përpara se t’ia besoni zemrën një personi, dëshironi ta njihni më mirë. Nëse ju pëlqen një person që jua kthen ndjenjat, prisni deri më 4 dhjetor. Çiftet të bëjnë kujdes sepse pritet një stuhi e përkohshme ndjenjash mes të enjtes dhe të premtes.
Puna
Ditët në vazhdim janë të lodhshme. Aktualisht keni një projekt të vlefshëm, por mund të kushtojë shumë realizimi i tij.
Vlerësimi : ○ ○ ○
Luani –
Dashuria
Periudhë rilindjeje për ata që nuk kanë zemra të ngurtësuara nga zhgënjimet. Favorizohen takimet mes të enjtes dhe të premtes. Kjo periudhë mund të sjellë edhe një dashuri të papritur. Çiftet në lidhje të qëndrueshme që kanë kaluar një periudhë të komplikuar do të jenë sërish shumë të afërt mes tyre.
Puna
Është koha për të pranuar detyra të reja dhe për të marrë hak për ata që kanë dyshuar te ju dhe aftësitë tuaja. Nëse puna juaj është një rol udhëheqës, duhet të mirëorganizoni punën me stafin.
Vlerësimi : ○ ○ ○ ○ ○
Virgjëresha –
Dashuria
Shumë konfuzion, kur nuk i ke idetë e qarta nuk mund t’i përkushtohesh dashurisë me pasion. Ditë si e mërkura dhe e enjtja do të jenë vendimtare. Ata që janë ndarë prej disa kohësh do të dëshironin të përjetonin një pasion të madh.
Puna
Më mirë të bësh mirë llogaritë. Mërkuri i pozicionuar përballë shenjës tuaj flet për shpenzime të reja shtëpiake. Kontaktet e reja inkurajohen. Ndryshime vijnë për disa prej jush.
Vlerësimi : ○ ○ ○
Peshorja –
Dashuria
Është e mundur të përjetoni dashurinë në një mënyrë paqësore. Ata që nuk janë në marrëdhënie të qëndrueshme duhet të kuptojnë nëse ende kanë frikë të hidhen në një mision të ri dashurie. Ka pasur një shqetësim për shëndetin e njërit prej dy partnerëve, por tani gjërat janë më mirë. Kujdes çfarë thoni, e enjtja do të jetë një ditë e trazuar.
Puna
Për ata që kanë një aktivitet krijues ka një përmirësim. Një spekulim i vogël mund të funksionojë.
Vlerësimi : ○ ○ ○ ○ ○
Akrepi –
Dashuria
Në dhjetor një miqësi mund të bëhet diçka më shumë. Janë të gjitha kushtet për të përjetuar bukur një histori dashurie. Çifte, prej disa kohësh jeni bërë rrufepritës për çdo gjë që nuk shkon në familje. Ka ardhur koha që dikush t’jua njohë meritat.
Puna
Gjatë kësaj periudhe ju ndiheni plot iniciativë. Mos nxitoni për të dalë në përfundime, mbani kontakte me njerëz që kanë rëndësi, disa nisma do të jenë të suksesshme.
Vlerësimi : ○ ○ ○ ○
Shigjetari –
Dashuria
Nuk mungon sharmi. Kjo është koha e duhur për të përcaktuar rrjedhën e disa situatave. Kushdo që ka dashuruar prej muajsh dhe dëshiron të rregullojë një lidhje, nuk do të ketë më asnjë dyshim. Nga ana tjetër, ju duhen para për një event ose një blerje.
Puna
Një fazë e përmirësimit të konsiderueshëm ndihmon për të mbajtur nën kontroll situatat në të cilat ju besoni.
Vlerësimi : ○ ○ ○ ○ ○
Bricjapi –
Dashuria
Disa të lindur të shenjës tuaj, të cilët prej muajsh janë në krizë, nuk kanë gjetur ende ekuilibrin. Shmangni mosmarrëveshjet ose qëndrimet e mosbesimit të tepruar. Pak më shumë tension duket se ka me Peshoren dhe Gaforren. Çiftet, nuk ka dyshim se puna të largon, ka kaq shumë gjëra për të bërë dhe shiheni më pak.
Puna
Është një periudhë e rëndësishme. Për ata që punojnë në mënyrë të pavarur rrjedha vazhdon edhe nëse herë pas here do të ketë diskutime.
Vlerësimi : ○ ○ ○ ○
Ujori –
Dashuria
Është koha për të nxjerrë veten në pah. Nëse ju pëlqen dikush që jua kthen ndjenjat tuaja, dilni ballazi. Dhjetori do të jetë një muaj testimi. Afërdita është ende në një tranzit të këndshëm me Mërkurin. Ujori duket i lehtë për t’u pushtuar, por realiteti është ndryshe.
Puna
Zhgënjime të vogla për t’u harruar. Pas disa ditësh ju jeni një person i ri dhe po bëni më shumë se në të kaluarën.
Vlerësimi : ○ ○ ○ ○
Peshqit –
Dashuria
Ndihmoni fatin, shkoni në vende ku mund të keni takime të veçanta. Situata duket ende konfuze, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar zhgënjim. së shpejti dëshira për të dashur do të kthehet. Çifte, mbani një sy vigjilent në situatën tuaj familjare.
Puna
Filloni të bëni plane që një biznes të fillojë vitin e ardhshëm. Ideja e shumë njerëzve është të bëjnë diçka pa përgjegjësi, pa iu nënshtruar kufizimeve apo komandave të dikujt.
Vlerësimi : ○ ○ ○ /noa.al
Horoskopi mujor i Paolo Fox, dhjetor 2023: parashikimet për të 12 shenjat zodiakale