Transmetuar më 19-11-2023, 08:00

Shqipëria

Do të vijojnë masat polare ndikim e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve por temperatura të ulëta.

Për pasojë; moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat malore përgjatë shtrijes Lindore por nuk do të ketë reshje.

Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm sërisht në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 17°C.

Kosova

Republika e Kosovës do të mbetet nën ndikimin e masave ajore të ftohta polare, por të qëndrueshme duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit Kosova të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Kthjellimet do të jenë më prezente gjatë paradites, ndërsa pjesa e dytë e ditës do ti theksojë vranësirat në të gjithë vendin, por nuk do të sjellin reshje.

Temperatura e ulëta do të krijojnë dhe rreziqe përsa i përket ngricave në akset rrugore në disa zona në Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke i luhatur vlerat ditore nga -5 gradë C deri në 7 gradë C.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd