
Grumbullimet e kombëtarëve kanë krijuar mjaft probleme për ekipin e Real Madrid ku shumë lojtar kryesorë janë dëmtuar.
Së fundmi pas Camavigas është njoftuar dhe dëmtimi i superyllit Vinicius i cili parashikohet të qëndrojë larg fushave për 2 muaj e gjysëm.
Nëntë nga 23 lojtarët në ekipin e parë janë të lënduar dhe Carlo Anceloti do të ketë një skuadër të varfëruar për ndeshjen kundër Cádiz më 26 nëntor.
Thibaut Courtois hapi siparin në javën startuse të La Liga teksa madrilenët gjetën zëvendësuesin Kepa i cili po ashtu pësoi dëmtim ndaj Bragës në Champions.
Éder Militao është gjithashtu jashtë fushës për një kohë të gjatë pas një dëmtimi.
Partneri i tij qendërmbrojtës David Alaba humbi tre ndeshje për shkak të një problemi me këmbën e djathtë.
Dani Carvajal gjithashtu humbi dy ndeshje për shkak të një dëmtimi muskulor dhe Ferland Mendy e nisi sezonin me një dëmtim të kofshës që e la jashtë deri në derbi. Francezi gjithashtu humbi ndeshjen kundër Rayo Vallecano për shkak të disa shqetësimeve.
Ancelotti ka mbetur pa dy nga asat e tij Aurélien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga. Tchouameni dëmtoi kyçin në këmbën e majtë në El Cásico dhe do të jetë jashtë deri në fund të vitit.
Do të duhet më shumë kohë që Camavinga të kthehet, pasi ai pësoi një këputje të ligamentit të jashtëm anësor në gjurin e djathtë dhe do të jetë jashtë fushës ndoshta deri në fund të janarit. Jude Bellingham, ylli i ri i ekipit, ka pasur gjithashtu problemet e tij. Mesfushori anglez është duke u rikuperuar nga një dislokim në shpatullën e tij që e la jashtë fushës për dy ndeshjet e fundit.
Arda Güler dhe Dani Ceballos kanë qenë gjithashtu fatkeq. Problemet e gjurit e detyruan talentin turk t’i nënshtrohej një operacioni dhe më pas një çarje në kofshën e djathtë do të thotë se ai ende nuk ka bërë debutimin e tij për klubin.
Në sulm, Vinícius është përjashtuar me dy lëndime këtë sezon. Nga fundi i gushtit, ai ishte jashtë për një muaj për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe me Brazilin, në fillim të kësaj jave, ai dëmtoi kofshën tjetër. Braziliani është viktima e fundit e një skuadre që i është dashur të përballet me lëndime gjatë gjithë sezonit. Carlo Ancelotti do të shpresojë që fati i tij të ndryshojë së shpejti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





